Aeroportit “Nënë Tereza” i hiqet ekskluziviteti i fluturimit pas 2 muajsh

Shqipëria

Aeroportit “Nënë Tereza” i hiqet ekskluziviteti i fluturimit pas 2 muajsh

Më: 4 maj 2015 Në ora: 20:34

Një risi që do të ndikojë së tepërmi në rritjen e numrit të turistëve në Shqipëri, do të jetë ngritja e 3 aeroporteve të reja, duke i hequr kështu ekskluzivitetin aeroportit aktual të Rinasit, “Nënë Tereza”.

Kështu u shpreh sot Ministri i Ekonomisë dhe Turizmit Arben Ahmetaj në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit.

“Koncesioni i aeroportit në vitet që kanë kaluar, ka funksionuar shumë mirë, sot në këndvështrimin e qeverisë, ekskluziviteti që ka mbi qiellin, dëmton turizmin dhe po me kënaqësi e ndaj me ju që jemi në negociatë të avancuar për të hequr ekskluzivitetin dhe për t’i dhënë mundësi Shqipërisë të ketë tre aeroporte të tjera; 2 në jug; një në veri dhe ju garantoj që brenda dy muajve, ekskluziviteti me dialog dhe me negociatë miqësore do të hiqet,” tha më tejministri Arben Ahmetaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat