Shqipëri-Gjermani marrëveshje për eksportet shqiptare

Shqipëria

Shqipëri-Gjermani marrëveshje për eksportet shqiptare

Më: 4 maj 2015 Në ora: 18:59

jë marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua sot nga ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti dhe Hans Kristofeiden, shefi i Zyrës Federale për Bujqësinë dhe Ushqimin i Republikës Federale Gjermane, në Tiranë.

Marrëveshja konsiston në dhënien e asistencës teknike në adoptimin e standardeve të Bashkimit Evropian në produktet shqiptare, si dhe rritjen e eksporteve bujqësore shqiptare.

Gjatë takimit, ministri Panariti u shpreh se vendi ynë ka nevojë për asistencë në garantimin e sigurisë ushqimore. Sipas Panaritit, marrëveshja i hap rrugën shkëmbimeve të produkteve të ndryshme mes dy vendeve. Ndaj, Panariti theksoi se vendi ynë do të ketë më shumë kontribute me vlerë shkencore sa i takon sigurisë ushqimore, dhe do të ketë më shumë asistencë nga Gjermania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat