Rrezikohen zgjedhjet në Durrës KQZ: Shtim jo natyral i votuesve

Shqipëria

Rrezikohen zgjedhjet në Durrës KQZ: Shtim jo natyral i votuesve

Më: 4 maj 2015 Në ora: 18:39

(E plotësuar) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar raportin e auditit Armand Teliti mbi veprimet e kryera në regjistrin e gjendjes civile në bazë të të cilit ka lëvizje jo naturale të popullsisë në drejtim të bashkisë së Durrësit.
Duke e konsideruar këtë një krim elektoral, Teliti i kërkoi KQZ të ndërhyjë për të mos rrezikuar zgjedhjet në Durrës. Përfaqësuesit e partive politike kërkuan që këto veprime të hetohen ndërsa KQZ vendosi ti drejtohet prokurorisë për këtë çështje.
Vetëm gjatë periudhës 10 mars deri me 25 prill janë regjistruar në bashkinë e durrësit 2186 zgjedhës , veprim për të cilin auditi teknicien Armand Teliti tha se përgjegjës është kryetari i bashkisë Vangjush Dko, pasi shifrat e lëvizje të popullsisë nuk janë natyrale. Për këtë arsye auditi i ka kërkuar KQZ të marrë masa për të shpëtuar zgjedhjet në Durrës.
Por ndërsa debati është bërë kryesisht mes përfaqësuesve ligjor të partive politike. Përfaqësuesi i PS Genci Gjonçaj tha se nëse kjo është e vërtetë këta persona të fshihen nga lista por kujtoi eksperiencën e shkuar të zgjedhjeve parlamentare ku socialistet ngritën shqetësimin për regjistrim jo natyral të popullsisë në Kukës. Demokratët insistuan se ky është një rast i krimit elektoral që duhet verifikuar.
Në fund KQZ vendosi që t’i drejtohet prokurorisë për të hetuar këtë fenomen.

KQZ shtyn deri në orën 24:00 regjistrimin e kandidatëve

KQZ ka shtyrë deri në mesnatë, në orën 24:00 regjistrimin për kandidatët për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Shtyrja e afatit u bë për shkak të fluskit, pasi disa prej kandidatëve po regjistrohen në limitetet e afatit.

Më herët eksperti Armand Teliti denoncoi fenomenin e transferimit të votuesve në qarkun e Durrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat