Studentet e UT 'kyçin' Ministrinë e Arsimit:Jemi ne kafe me biznesmenë (Foto)

Shqipëria

Studentet e UT 'kyçin' Ministrinë e Arsimit:Jemi ne kafe me biznesmenë (Foto)

Më: 4 maj 2015 Në ora: 17:53

Studentët kanë kyçur sot Ministrinë e Arsimit duke vënë në derën kryesore hyrëse një letër në të cilën shkruhej: “Mbyllur, jemi në kafene me disa biznesmenë”.

Ka qenë kjo forma që kanë zgjedhur sot studentët e Universitetit të Tiranës për të protestuar para Ministrisë së Arsimit për t’iu kundërpërgjigjur reformës së Arsimit të Lartë.
Studentët të cilët kanë protestuar më pankarta në duar janë shprehur se fjala e ministrisë se tarifat janë ulur është një mashtrim pasi tarifat sipas tyre kanë shkuar drejt rritjes.
Po ashtu studentët e kanë shpallur Ministren e Arsimit Lindita Nikolla si dhe zv/ministrin Arbjan Mazniku persona ‘non grata’ duke thënë se në rastin e parë që njëri prej tyre do të shkojë në ambientet universitare atëherë ata do të bëjnë rezistencë.
Ministrja e Arsimit nuk ndodhej në ministri për shkak të një vizite jashtë vendit, por kjo nuk i ka penguar studentët që të paralajmërojnë një tjetër protestë ditën e mërkurë përpara korpusit.
Edhe të mërkurën ata do të kërkojnë që të mos kalojë ligji i arsimit të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat