Duma: Ndihma për biznesin dhe punësimin janë prioriteti im

Shqipëria

Duma: Ndihma për biznesin dhe punësimin janë prioriteti im

Më: 4 maj 2015 Në ora: 17:25

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma dëgjoi nga afër bizneset në Tregun Industrial dhe Tregun Ushqimor në lagjen numër 12 të qytetit. Tregtarët e vegjël shprehen se janë në prag të falimentimit. Fuqia blerëse ka rënë në mënyrë drastike ndërsa taksat për biznesit janë rritur edhe më shumë.

“Kemi nga viti 1991 që punojmë por në dy vite kemi arritur në fund. Po jetojmë në kohën me të keqe”, u shpreh një prej tregtarëve të vegjël. Tregtarë të tjerë shprehen se janë në prag të falimentit. “Ne kemi falimentuar. Nuk po shesim një gjë që të shlyejmë pronaren”, tha një tregtare tjetër.

Duma foli edhe me shumë qytetarë durrsakë në treg të cilët ankohen për rënien e të ardhurave të tyre nga masat drastike të qeverisjes. “Siç e marr pensionin ia çoj shtetit. Vetë rri pa bukë”, u shpreh një pensioniste. Kandidatja Duma u shpreh se ndihma për biznesin dhe punësimi janë prioritet për rritjen e të ardhurave të qytetarëve të Durrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat