Berisha e konsideron hakmarrje të Ramës dhunën policore në Kukës

Shqipëria

Berisha e konsideron hakmarrje të Ramës dhunën policore në Kukës

Më: 4 maj 2015 Në ora: 16:43

Sali Berisha ka reaguar në Facebook për dhunën e ushtruar ndaj një qytetari në Kukës, i cili po protestonte paqësisht.

“Rama hakmerret ndaj Kukesit per braktisjen qe i beri dje. Çunat e krimit keqtrajtojne sot shtazerisht protestuesit!”, – shkruante Berisha.

“Te dashur miq, kjo video tregon keqtrajtimin ç’njerezor te protestuesve paqesore ne Kukes vetem se kerkonin heqjen e kamatvonesave per energjine. Ne grupin e policeve shihet dhe nje bandit me uniforme portokalli, civil me revole ne dore, qe iu asiston policeve duke i kercenuar me revole dhe goditur ata edhe brenda ne makinen e Policise”, – vijonte me komentin e tij ish-kryeministri.

Sipas Berishës kjo është një “Hakmarrje primitive e Rames ndaj protestuesve paqesor per braktisjen qe i bene kuksianet dje takimit elektoral te Rames!!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat