Golem,biznesi bllokon rrugën banorët apelojnë për ndërhyrje

Shqipëria

Golem,biznesi bllokon rrugën banorët apelojnë për ndërhyrje

Më: 4 maj 2015 Në ora: 16:40

Rreth 100 banore të zonës së Golemit kanë protestuar mesditën e sotme për bllokimin e rrugës ekzistuese që shërben për të lidhur segmentet e tjera rrugore me bregdetin.
Rruga e gjatë plot 2.5 kilometra është bllokuar me blloqe betoni nga privati, pak muaj pas ndërhyrjes së INUV për largimin e kioskave e lokaleve në këtë zonë.
Pavarësisht ndërhyrjes së herëpashershme të komunës së Golemit, duke e zhbllokuar atë, banorët tregojnë se privati e ka ribllokuar sërish.
Banorët e mbledhur për të protestuar, kërkuan që komuna të ndërhyjë për zhbllokimin e situatës me qëllim që kjo rrugë e rëndësishme turistike të kthehet në funksion të komunitetit.
Në shenjë proteste, banoret shkulën bimët dekorative të mbjella nga investitori privat në anë të rrugës, duke i djegur.
Ndërsa paralajmëruan të tjera protesta nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat