Sot, afati i fundit i regjistrimit të kandidatëve

Shqipëria

Sot, afati i fundit i regjistrimit të kandidatëve

Më: 4 maj 2015 Në ora: 16:09

Ora 18:00 e ditës së sotme është afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentacionit ligjor për regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie dhe anëtarë në Këshillat Bashkiakë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

KQZ do të shqyrtojë pr/vendimet për tre kandidatë të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Qazim Sejdini për bashkinë Elbasan, Safet Gjici për bashkinë Kamëz dhe Dritan Leli për bashkinë Vlorë, si dhe për dy kandidatë të pavarur, për këshillat bashkiakë: Agim Kaçani që kërkon të regjistrohet në garë për këshillin bashkiak të Korçës dhe Gjergj Paluca për këshillin bashkiak Kamzë.

Dy koalicionet e mëdha nuk i kanë depozituar listat me emrat e kandidatëve. Të parët që janë regjistruar pranë KQZ-së dokumentacionin janë disa prej kandidatëve të pavarur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat