Ministri Beqaj përplaset sërish me mjekët, këtë radhë për një tender

Shqipëria

Ministri Beqaj përplaset sërish me mjekët, këtë radhë për një tender

Më: 4 maj 2015 Në ora: 15:23

Ministri Beqaj kishte deklaruar se menaxhimi dhe mirëmbajtja e laboratorëve publikë duhet t’i kalonte privatëve por mjekët e kanë kundërshtuar fort këtë gjë.

Një grup mjekësh i kanë dërguar një letër Kuvendit ku kërkojnë që të mos miratohet një draft i tillë.

Beqaj tha se reagimi i mjekëve vjen për shkak të intereave të ngushta personale por ai si ministër ka primar kujdesin ndaj qytetarëve.

“Si Qeveri kemi qenë të angazhuar që minimalisht t’u ofrojmë mjekëve një bazë të mirë diagnostike, laboratorike dhe imazherike. Kjo është arsyeja që jemi përpjekur të krijojmë një rregjim funksionimi normal të pajisjeve imazherike, të shtrijmë përdorimin e shëndetësisë elektronike, dhe ky është edhe qëllimi i një qasjeje të re që duam të sjellim në administrimin e shërbimeve laboratorike në spitalet tona. Por fatkeqësisht disa mjekë me të cilët kam korrespondencë zyrtare kanë nisur një letër në Kuvend. Më vjen keq që mbajnë një qendrim të tillë për interesa të ngushta personale, por unë kam primar kujdesin ndaj qytetarëve”, tha Beqaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat