Tension e përplasje në Rrugën e Kombit, policia ndalon Lushin

Shqipëria

Tension e përplasje në Rrugën e Kombit, policia ndalon Lushin

Më: 4 maj 2015 Në ora: 13:38

Policia e Kukësit nuk ka lejuar që disa aktivistë të shoqërisë civile në këtë qytet të zhvillojnë një protestë për faljen e kamatvonesave të energjisë elektrike.

Protestuesit kishin lajmëruar se do të bllokonin edhe Rrugën e Kombit.

Mes protestuesve dhe forcave blu ka pasur edhe përplasje.

Raportohet se policia ka ndaluar organizatorin e kësaj proteste, Nderim Lushi, bashkë me një aktivist tjetër.

Lushi ishte edhe në emisionin Zonë e Lirë, ku paralajmëroi bllokimin e Rrugës së Kombit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat