Berisha: Vendimi i Gjykatës së Lartë, i komanduar nga Rama

Shqipëria

Berisha: Vendimi i Gjykatës së Lartë, i komanduar nga Rama

Më: 4 maj 2015 Në ora: 13:35

Ka reaguar edhe ish kryeministri Berisha pas vendimit të gjykatës për kërkësën e Edi Palokës.

Ja postimi

Gjykata e Larte nuk pranoi kerkesen e Edi Palokes per ti bere Rames testin e droges. Me kete vendim ajo i mungoi historise!

Te dashur miq, sot Gjykata e Larte humbi rastin te bente historine sepse ajo nuk pranoi, pas nje presioni shume te madh nga vet kreu i ekzekutivit, kerkesen e kryetarit te grupit te PD, Edi Paloka, per ti bere testin e droges Edi Rames.

Me kete refuzim Gjykata veçse perforcoi bindjet se Edi Rama eshte perdorues i rregullt i kokaines ndaj dhe ka frike te tmerrshme ti nenshtrohet testit te perdorimit te droges.

Prej disa vitesh burime afer Rames por edhe vezhgues kompetent te fushes, shprehin bindje se Rama eshte perdorues i rregullt kokaine. Flitet se ai dy vjet me pare beri nje nderhyrje ne septumin (ndarsen) e hundes ne Austri per shkak te demtimeve serioze te tij nga perdorimi i vazhdueshem i kokaines!

Aq me teper eshte i njohur dergimi i perseritur i tij ne urgjenca per probleme qe mjeket nuk i bejne dot publike. Rama jo rralle gjate qendrimit ne Parlament, ose ne konferenca, shfaq para mediave shperthime euforike, levizje te pakontrolluara horizontale te trupit dhe levizje te gjera fluturuese te kraheve, tipike per perdoruesit e kokaines.

Shenja te tjera te perdorimit kronik te saj eshte dhe pruritis( kruarja) e pakontrolluar e kokes. Te lidhura me doza te forta te kokaines jane edhe zbehjet dhe zverdhjet jo te rralla te tij, shoqeruar m perendimin e syve.

Me vendimin e saj te sotem Gjykata ne vend qe t’i jepte zgjidhje perfundimtare ketij problemi madhor per cdo vend, e maisi shume me teper. Keshtu qe behet i domosdoshem neni per testin e droges ne ligjin e dekriminalizimit por ndofta dhe krijimi i nje komisioni hetimor parlamentar per te urdheruar testin e droges per Ramen edhe para miratimit te ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat