Veliaj me biznesin e vogël: Koha “ca të nënës e ca të njerkës”, do marrë fund

Shqipëria

Veliaj me biznesin e vogël: Koha “ca të nënës e ca të njerkës”, do marrë fund

Më: 4 maj 2015 Në ora: 13:24

Pas 21 qershorit, të gjitha bizneset do të trajtohen njësoj dhe do të shmangim çdo padrejtësi në mbledhjen e taksave. Kështu u shpreh kandidati i koalicionit të majtë, Erion Veliaj, në dëgjesën që zhvilloi sot me përfaqësues të biznesit të vogël në Tiranë. Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës ka një problem shumë të madh me taksat vendore sepse çdo vit mbledh vetëm gjysmën e tyre, çka do të thotë se vetëm gjysma e bizneseve paguajnë taksa.

“Nuk kam dëgjuar që bizneset të ankohen për taksat, por ama ata ankohen për padrejtësinë që u shkaktohet sepse vetëm 30% e tyre i paguajnë dhe 70% jo. Pra, të jesh i ndershëm në Tiranë paska një kosto të lartë. Por, dua t’ju them se trajtimi “ca si të nënës e ca si të njerkës” do të marë fund. Nuk do të ketë më asnjë diferencim”, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, bashkia e re do të vendosë drejtësi dhe do tí trajtojë të gjitha bizneset si të barabartë. Veliaj tha se është e nevojshme të ngrihet edhe Këshilli Ekonomik i Bashkisë, në mënyrë që këtu të diskutohet çdo vendim për investimet, para se të kalojë në Këshillit Bashkiak, njësoj siç veprohet në Këshillin Kombëtar të Punës.

Pyetjes nëse edhe në Bashkinë e re do të ketë një fond për nxitjen e punësimit, Veliaj u shpreh pozitivisht ndaj kësaj ideje, në mënyrë që edhe pushteti vendor të funksionojë me zyra pune për të rritur punësimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat