Gjykata e Lartë: Jo test droge për Edi Ramën

Shqipëria

Gjykata e Lartë: Jo test droge për Edi Ramën

Më: 4 maj 2015 Në ora: 11:44

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për kontrollin e tabulateve telefonike dhe bërjen e një testi droge për kryeministrin Edi Rama me qëllim që rezultatet të merren si provë.

Kërkesa u bë nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka në seancën e 10 prill 2015 në Gjykatën e Lartë, ku kryeministri ka paditur Palokën për shpifje, raporton Ora.

“Kërkesat nuk kanë lidhje me objektin e çështjes”, mësohet se ishte argumenti i Gjykatës së Lartë për të rrëzuar kërkesën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat