Nishani: Ja konkurrentët për Gjykatën e Lartë

Shqipëria

Nishani: Ja konkurrentët për Gjykatën e Lartë

Më: 4 maj 2015 Në ora: 11:30

Presidenti Bujar Nishani vazhdon të sfidojë mazhorancën, ndërsa ka publikuar listën e konkurrentëve për Gjykatën e Lartë.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani në zbatim të ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pas realizimit të procesit të njoftimit publik për vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, si dhe pas përfundimit të afatit për shqyrtimin e dokumentacionit të çdo konkurruesi për anëtar të Gjykatës së Lartë, shpall kandidatët, të cilët plotësojnë kushtet ligjore të përcaktuara në ligjin e lartpërmendur,” thuhet në njoftimin e Nishanit.

Lista e konkurruesve që plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë:

Kandidatë që vijnë nga radhët e Gjyqësorit:

Anila Kristani
Artur Malaj
Astrit Kalaja
Bledar Abdullai
Dhurata Bilo
Luan Hasneziri
Rexhep Bekteshi
Kandidatë që vijnë nga radhët e juristëve:

Ervin Pupe
Fatmira Luli
Gezim Allaraj
Gjet Kola
Ilir Panda
Luan Daci
Natasha Mulaj
Sokol Sadushi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat