Basha në Kukës: Eksodin e nxiti Rama! Do rishikojmë ndarjen

Shqipëria

Basha në Kukës: Eksodin e nxiti Rama! Do rishikojmë ndarjen

Më: 4 maj 2015 Në ora: 10:55

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prezantoi kandidatin e kësaj partie për Bashkinë e Kukësit, Bashkim Shehu.

Vetë Basha postoi në rrjetet sociale foto nga takimi, duke theksuar se ishte në krah të kryetarit të ardhshëm të Bashkisë së Kukësit.

Gjatë takimit, Basha deklaroi se eksodin e ka nxitur Edi Rama dhe Ilir Meta.

“Por ne nuk do e dorëzojmë shpirtin tek dyshja Rama- Meta,” tha Basha.

Ai theksoi se nëse PD fiton, do të rishikojë ndarjen territoriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat