“Ja pse dola kundër PS! Rama më ka dënuar pa gjyq”

Shqipëria

“Ja pse dola kundër PS! Rama më ka dënuar pa gjyq”

Më: 4 maj 2015 Në ora: 09:39

Ish- deputeti socialist në tri mandate, Albert Çaçi, ka vendosur të garojë për Fierin nën siglën e Partisë Socialdemokrate.

I pyetur nga Panorama për vendimin e tij, ai thotë se nuk po hyn në garë për t’i bërë karshillëk askujt.

“Unë dua që qytetarëve t’u jap një alternativë të tretë,” tha ai.

Emri i Çaçit ishte propozuar nga baza e PS, por ish- deputeti thotë: “Unë dhe disa shokë të mi, jemi dënuar nga një Plenum i veçantë si armiq të partisë nga shoku Rama, pa gjyq”.

Çaçi thekson se mbështetja e Dritan Priftit, si njeri me influencë në disa zona në Fier, do ia shtojë shanset për fitore.

Megjithatë ai e pranon se Fieri nuk është më bastion i PS.

“Dua të nënvizoj faktin se në Fier situata nuk është ajo që kemi ditur shumë kohë më parë, kur Fieri mbahej si bastion i sigurt i kandidatëve të PS. Te qytetarët ndjehet një zhgënjim i madh në përfaqësim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat