Veliaj: Moratorium për ndërtimet në Tiranë

Shqipëria

Veliaj: Moratorium për ndërtimet në Tiranë

Më: 4 maj 2015 Në ora: 09:02

Kandidati i mazhorancës për bashkinë Tiranë ka zhvilluar dje dëgjesa me njësinë 8 dhe familje të reja. Një qytetar e pyet për dasmën, Veliaj: Nuk kam kompleks të shkuarën time.

Kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka premtuar dje që të rivendos moratoriumin e ndërtimeve në Tiranë në rast se qytetarët do t’i japin atij të drejtën të drejtojë qytetin në katër vitet e ardhëshme.

Duke bashkëbiseduar me një grup familjesh të reja në një takim në Parkun Rinia, Veliaj pyetjeve sesi do zgjidhej çështja e hapësirave të gjelbra dhe këndeve të lojërave për fëmijët u shpreh se një nga zgjidhjet që do jepte ishte edhe ajo e bllokimit të dhënieve të lejeve të ndërtimit në Tiranë.

“Premtimi im është ë ne të kemi bashkë me qeverinë një moratorium të ndërtimeve, të ndërpresim ndërtimet dhe të sigurohemi që fillimisht të shpëtojmë të gjitha hapësirat publike për parqe. Shikoni çfarë po ndodh te liqeni, erdhi dhe tha që jo vetëm liqeni, por liqeni do bëhet i plotë. Jo vetëm që liqeni po thahet, jo vetëm që liqeni është epiqendra e zhulit, jo vetëm që nuk u vu një poç dhe nuk u mboll një pemë, por sot liqenit i kanë ardhur pallatet mu në buzë. Kjo nuk është Tirana që duam”, – tha Veliaj.

Një premtim ky i guximshëm po të kemi parasysh fuqinë e grupeve të interesit që merren me ndërtime, si dhe sanksionimin që bëri Gjykata Kushtetuese, e cila pak muaj më parë rrëzoi vendim Këshillit Kombëtar të Territorit që drejtohet nga kryeministri Edi Rama, për bllokimin e lejeve të ndërtimit.

E vetmja mënyrë që kandidati i së majtës në rast se zgjidhet kryebashkiak, ta bëj realitet këtë vendim është natyrisht mosdhënia e lejeve të ndërtimit, por pa ndërmarë një vendim konkret për pezullimin e dhënies së lejeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat