Zgjedhjet, nuk ka debat Veliaj-Kosova

Shqipëria

Zgjedhjet, nuk ka debat Veliaj-Kosova

Më: 4 maj 2015 Në ora: 08:53

Mundësia që të kemi një debat publik mes Halim Kosovës dhe Erion Veliajt për Tiranën ka pak gjasa të ndodhë.

Dy ditë më parë, Veliaj ftoi Kosovën në debat. Dje erdhi përgjigja e PD-së përmes Jorida Tabakut.

“Për çfarë e fton në debat Erion Veliaj, dr.Halim Kosovën?

Në vazhdën e show-t propagandistik kandidati që do të mbetet i tillë fton në debat dr.Halim Kosovën, por se për çfarë, e ka të vështirë ta thotë.

E fton në debat për 20 mijë familjet që hoqi nga ndihma ekonomike për të futur miq dhe familjarë të tij dhe deputetëve të tjerë të mazhorancës? E fton në debat për rritjen e çmimit të energjisë apo për faktin se ende nuk ka dhënë asnjë kompensim për familjet në nevojë?

E fton në debat për mijëra vende pune të mbyllura? E fton në debat për mijëra familje që kanë marrë rrugët e emigrimit? E fton në debat për 95% të shqiptarëve që marrin borxh për bukën e fëmijëve?

Apo për mijëra të rinj që enden të papunë rrugëve të Tiranës dhe Shqipërisë, apo për pensionistët që me pseudo reformën e tij u jep 200 lekë në ditë? Për çfarë e kërkon debatin?”, – tha dje deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Ajo shtoi se Kosova ka prioritet vetëm interesat e qytetarëve, “dhe jo propagandën mediatike me pyetje që i bën stafi dhe përgjigje të parapërgatitura, pa vizion, pa platformë dhe vetëm demagogji”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat