Lotaria Amerikane nga nesër publikohen emrat e fituesve

Shqipëria

Lotaria Amerikane nga nesër publikohen emrat e fituesve

Më: 4 maj 2015 Në ora: 08:30

Të gjithë ata individë, të cilët kanë aplikuar për Lotarinë Amerikanë në tetor-nëntor të vitit të kaluar, do ta mësojnë rezultatin gjatë orëve të pasdites, së ditës së nesërme.
Njoftimi i lëshuar nga Ambasada Amerikanë në Tiranë, jep edhe hollësi për të gjithë qytetarët e interesuar, të cilëve shorti do t’u japë shansin për të emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lidhur me specifikat dhe etapat që duhet të ndjekin aplikantët shqiptarë, Ambasada ka vënë në dispozicion një rubrikë pyetjesh, ku të interesuarit të marrin përgjigje nga Konsulli.

Përzgjedhja e aplikantëve

Ndërkohë, që regjistrimet janë mbyllur më datë 3 nëntor të vitit të kaluar, informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV¬-2016 do të mundësohet duke filluar nga data 5 maj në faqen e internetit të programit të vizave.
Aplikantët do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri midis të gjithë aplikimeve të kualifikuara.
Aplikimet e përzgjedhura do të njoftohen nëpërmjet faqes së kontrollit tё statusit tё tё regjistruarve, dhe nuk do të njoftohen me e-mail.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat