Testimi i mjekëve, MSH: Do bëhet pas qershorit. Shkak, hartimi i fondit të ri të pyetjeve

Shqipëria

Testimi i mjekëve, MSH: Do bëhet pas qershorit. Shkak, hartimi i fondit të ri të pyetjeve

Më: 4 maj 2015 Në ora: 08:21

Testimi kombëtar i mjekëve dhe inferm ierëve do të bëhet pas muajit qershor. Lajmi për “Gazeta Shqiptare” bëhet me dije nga burime të sigurta brenda Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët theksojnë se ky vendim ka ardhur si pasojë e hartimit të fondit të ri të pyetjeve.

“Pas kontestimeve që pati për çështjen e fondit të pyetjeve, grupi i hartimit të tyre mori përsipër rishikimin dhe hartimin e pyetjeve të reja. Por, kjo do të kërkojë një periudhë të caktuar kohe, në mënyrë që i gjithë procesi të shikohet me kujdes e për pasojë, propozimi i fondit të ri për bluzat e bardha që do t’i nënshtrohen testimit do të zgjasë për rreth 2 muaj”, u shprehën përfaqësuesit e MSH-së.

Hartimi i një fondi të ri pyetjesh për mjekët e infermierët erdhi pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, e cila rreth 1 janë më parë rrëzoi kërkesën e Urdhrit të Infermierëve të Shqipërisë për shfuqizimin e urdhrave të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që rregullojnë zhvillimin e testimit kombëtar të infermierëve. Ky vendim i gjykatës i hapi rrugë zhvillimit të testimit të vlerësimit të njohurive të personelit infermieror dhe atij mjekësor, i cili u cilësua nga urdhrat profesionalë si i pabazuar në ligji.

TESTIMI & KONTESTIMI

Testimit të njohurive pritet t’u nënshtrohen rreth 17.000 mjekë dhe infermierë, ndërkohë që në provim do të futen profesionistët e shëndetësisë të sistemit parësor dhe atij spitalor. Ai u cilësua si fyes dhe denigrues nga bluzat e bardha e për këtë arsye ata zhvilluan një sërë protestash për t’i thënë “jo” nismës së Beqajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat