Halim Kosova, premtime për turizmin dhe tregtinë e Tiranës

Shqipëria

Halim Kosova, premtime për turizmin dhe tregtinë e Tiranës

Më: 3 maj 2015 Në ora: 23:35

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, ka zhvilluar takime të ndryshme me qytetarët gjatë ditës së sotme.

Fillimisht ai ai ka patur një bashkëbisedim lidhur me turizmin në kryeqytet, ku është shprehur se duhet të ketë: “Informacion, guida, dhe linja të dedikuara për destinacionet turistike të Tiranës”. Sepse sipas Kosovës “Turizmi do të sjellë të ardhura dhe vende pune për qytetin”.

Më tej gjatë ditës ai është takuar me tregtarët e kryeqytetit dhe është shprehur se ata: “Mezi mbijetojnë nga taksat e larta dhe faturat e energjisë të rritura nga qeveria”.

Kosova premtoi “lehtësi për biznesin e vogël, që të rritet e të zgjerohet për të krijuar vende pune”.

Mjeku mi njohur e mbylli ditën elektorale me fermerët e Kasharit, për të cilët tha se “prodhimet e tyre nuk mund të penalizohen më nga taksat e rritura nga qeveria. Biznesi i tyre duhet lehtësuar e mbështetur që të krijohen vende pune e qytetarët të përfitojnë cilësi dhe çmime më të mira për produktet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat