Tabaku: Ftesa e Veliajt për debat me Kosovën show propagandistik

Shqipëria

Tabaku: Ftesa e Veliajt për debat me Kosovën show propagandistik

Më: 3 maj 2015 Në ora: 19:19

Një ditë pasi kandidati i PS për Tiranën Erion Veliaj ka ftuar kandidatin e PD Halim Kosova për debat publik, ka reaguar deputetja e PD Jorida Tabaku, e cila e cilëson këtë ftesë pjesë të një spektakli propagandistik.
“Për çfarë e ftoi në debat Halim Kosovën? Për të diskutuar reformën e pensioneve dhe faktin që pensionistët sot marrin vetëm dyqind lekë në ditë? Apo për të diskutuar faktin që sot një në tre shqiptarë marrin borxh për të siguruar mbijetesën? Show propagandistik vazhdon, ku kandidati bën pyetje përgjigje vetëm me stafin e tij, shumë larg realitetit, shumë larg asaj që qytetarët e Tiranës kërkojnë”, tha Tabaku

Sipas saj, Erion Veliaj duhet të japë përgjigje pse në listat e ndihmës ekonomike gjenden militantë të PS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat