Julian Deda: Ja mashtrimet e Erion Veliajt

Shqipëria

Julian Deda: Ja mashtrimet e Erion Veliajt

Më: 3 maj 2015 Në ora: 19:12

Aktori Julian Deda përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka renditur një sërë faktesh që sipas tij janë të gjitha mashtrimet e kandidatit socialist për Kryetar Bashkie Erion Veliaj.

Sipas tij, mashtrimet e Veliajt, i bëjnë pesimistë brezin e ri të politikanëve shqiptarë.

Ja çfarë shkruan ai në Facebook:
“Sa mashtron ky Lali..!
Nje djale i ri qe mashtron ne kete menyre, te ben pesimist per brezin e ri te politikaneve shqiptare. Nje djale i ri qe na ofron nje standart te vjeteruar dhe te mesuar permendesh tashme nga populli, standartin e shtirjes, mashtrimit, sikurit dhe servilizmit ekstrem.
1. Mashtroi me MJAFT-in, medemek kunder qeverise, ne fakt ishte thjeshte kunder NANOS.
2. Mashtroi me G99, medemek parti me vehte, ne fakt ishte sqetulla pa antidjerse e Rames.
3. Mashtroi me dasmen, medemek u be me pensionin e mamase, ne fakt djali eshte shume me i pasur se aq.
4. Mashtron ne Facebook, duke hedhur foto medemek sikur punon edhe te Dielen, ne fakt ishte nje foto e shkrepur para disa kohesh dhe ai e kishte ruajtur per ate dite.
5. Mashtroi si minister, medemek na paska punesuar 92 mije veta, ne fakt papunesia ka arritur kulmin historik.
6. Mashtron tani ne fushate, medemek ben takime me popullin e thjeshte, ne fakt jane çunat dhe gocat qe i shkojne nga mbrapa…!
Ky eshte drejtimi yt i duhur?? Ti e ke humbur drejtimin qe ne fillim te rruges, as ti vete nuk e di me se nga shkon..!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat