Shkodër, Presidenti nderon me titullin “Nënë Tereza” At Sebastian Vazhakala

Shqipëria

Shkodër, Presidenti nderon me titullin “Nënë Tereza” At Sebastian Vazhakala

Më: 3 maj 2015 Në ora: 18:52

Krerët më të lartë të vendit ishin gjatë së dielës në Shkodër. Ndërsa kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta, prezantonin kandidaten e sa majtës për bashkinë Keti Bazhdari, Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka nderuar me titullin e lartë “Nënë Tereza” drejtuesin e misionit të Vëllezërve të Nënë Terezes në Komunën e Bushatit në Shkodër.

At Sebastian Vazhakala, është nderuar për kontributin e dhënë në ndihmë të familjeve në nevojë. Ceremonia e dorëzimit të titullit u zhvillua në Kishën e Vellezerve të “Nene Terezes” me prezencen e autoriteteve më të larta fetare e civile.

Bujar Nishani: Ka ecur besnikërisht dhe pa asnjë hezitim apo shmangie në gjurmët e saj. Të domosdoshëm mirënjohje dhe vlerësimi duke nderuar në mënyrë të supermerituar At Sebastianin me titullin “Nënë Tereza”

Zef Hila: Fjalët e gjetura për falenderim janë të varfëra përpara punës tuaj. Ju përmbushnin misionin e vërtetë ashtu siç thoshte Nënë Tereza.

Presidenti Nishani vizitoi edhe qendran “Bethel” që do të thotë “Shtëpia e Zotit”, e ndertuar që prej vitit 2006, nga Misionarët e Bamirësisë-Vëllezërit Kontemplativ, me qellimin strehimin e personave të vetmuar, dhe ata me aftesi te kufizuara./oranews

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat