Bojaxhi kritikon qeverinë për braktisjen e Piramidës

Shqipëria

Bojaxhi kritikon qeverinë për braktisjen e Piramidës

Më: 3 maj 2015 Në ora: 18:49

Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës Gjergj Bojaxhi, ka denoncuar nëpërmjet postimit të një fotoje të postuar në rrjetetet sociale, gjendjen në të cilën ëhstë lënë Piramida në mes të Tiranës.

“Foto e sotme e Piramidës – godinës së rrënuar e plaçkitur që tashmë është shndërruar në monument-dëshmi të keqqeverisjes dhe braktisjes së interesit publik”, – shkruante Bojaxhi duke kritikuar qeverinë.

Pak më herët Bojaxhi ishte ankuar për mungesën e hapësirave publike në kryeqytet, kur duke postuar foton e një grupi fëmijësh me biçikleta shtronte pyetjen: “Disa qytetarë më shprehën shqetësimin se në Tiranë nuk ka më vende për t’ju mësuar fëmijëve biçikletën. A dini ndonjë vend të tillë të përshtatshëm?”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat