Berisha: Përkundrejt presionit, mediat mbrojnë interesin publik dhe kombëtar

Shqipëria

Berisha: Përkundrejt presionit, mediat mbrojnë interesin publik dhe kombëtar

Më: 3 maj 2015 Në ora: 18:35

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha me rastin e ditës botërore të lirës së shtypit i ka uruar të gjithë gazetarë, editorialistët, drejtuesit, pronarëve të mediave.

Berisha thotë se përkundrejt kërcenimeve të gjithanëshme të shtetit policor bëjnë çdo orë dhe çdo ditë transparencën e zhvillimeve të regjimit policor, mbrojnë në kushte të një presionit interesin publik dhe kombëtar.
“Sot dita e lirise se shtypit!

Te dashur miq, sot eshte dita boterore e lirise se shtypit. Me kete rast le te perulemi ne me nderimin me te thelle para te gjithe atyre martireve te fjales se lire qe rane ne te kater anet e planetit, ne zonat e konflikteve me te egra, por dhe ne vendet e regjimeve diktatoriale per te informuar boten per zhvillimet e atyshme dramatike.

Une shfrytezoj kete dite per te uruar perzemersisht dhe shprehur mirenjohjen me te thelle ndaj te gjithe atyre, gazetareve, editorialistve, drejtuesve, pronareve te mediave, qe perkundrejt kercenimeve te gjithanshme te shtetit policor bejne cdo ore dhe cdo dite transparencen e zhvillimeve te regjimit policor, mbrojne ne kushte te nje presioni policesk interesin publik dhe kombetar. Gezuar per te gjithe ju kete dite te shenuar per te gjithe ata qe i besojne lirise dhe vlerave te saj!”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat