Erion Veliaj "përplaset" me qytetarin: Kam shitur fiq te “Pazari i Ri”, por jo predha si Basha

Shqipëria

Erion Veliaj "përplaset" me qytetarin: Kam shitur fiq te “Pazari i Ri”, por jo predha si Basha

Më: 3 maj 2015 Në ora: 17:56

Erion Veliaj, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” ka vijuar dëgjesat me qytetarët e Tiranës, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit.

Veliaj është ndalur në njësinë numër 8 në Tiranë ku ka dëgjuar shqetësimet e banorëve të kësaj njësie.

kandidati i majtë ka akuzuar kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, i cili edhe pse është banorë i kësaj lagje nuk bëri asgjë për të, nuk mbajti asnjë premtim.

“Ai nuk është banor i kësaj lagje, ai është banor i Hollandës”, theksoi Veliaj, ndërsa ka ripërsëritur ftesën për debat publik me kryebashkiakun në detyrë për ato që nuk ka realizuar gjatë 4 viteve ose me Halim Kosovën, kandidatin e PD për bashkinë më të madhe, të cilin e konsideroi një kandidat të lodhur.

“Ne nuk jemi në këtë garë sepse jemi në garë me të tjetër, por sepse e duam Tiranën dhe duam të punojmë për të. Vetëm nëse ne jemi bashkë ne mund të fitojmë.

Bashkia ka falimentuar në mirmbajntjen e ekipit të Tiranës. Kush do që të shtohen parqet, kush do që bukuroshja e fjetur të zgjohet nga gjumi i këtyre 4 viteve të zgjohet e të marë drejtimin e duhur dhe ne do ta bëjmë këtë. Çuni i kësaj lagje para 4 viteve dha shumë premtime, por nuk bëri asgjë, nuk bëri tramin, nuk ndërtoi çerdhet e premtuara, nuk bëri asnjë park.

Ai vetëm gënjeu për këtë lagje dhe gjithë Tiranës. Tirana ka halle prej vërteti ndaj dhe kërkon punë të vërtetë. Ne kemi bërë thirrje për debat sepse njerëzit duhet ti dëgjojnë ata, nëse nuk vjen kandidati le të vijë Luli sepse dikush duhet të mbajë llogari për gjendjen në të cilën është Tirana.

Djali i kësaj lagjeje që në fakt është i Hollandës duhet të vijë e të japë llogari për gjendjen në të cilën e ka lënë Tiranën”, tha ai.

Pyetjes së banorëve se çfarë do të bëjë Veliaj për zhvillimin e turizmit në këtë zonë kur të vijë në krye të Bashkisë së Tiranës, ai ju përgjigj se në këtë zonë nuk është bërë asgjë për zhvillimin e turizmit, asnjë investim.

Ai tha se Tirana rrethohet nga 13 kala dhe ka shumë perspektiva për zhvillimin turistik, ndaj dhe do ti kushtojë shumë rëndësi këtij sektori.

“Ne jemi keq përsa i përket turizmit. Sot ka më shumë njerëz që në fundjavë ikin nga Tirana sesa ata që vijnë sepse njerëzit nuk gjejnë asgje këtu, asnjë park. Faji për këtë është i Basha, edhe pse ai fajson Ramën. Ai nuk diti të shpenzonte as buxhetin që ju vu në dispozicion për turizmin duke mos bërë asgjë. Na u premtua që në tiranë do të kishte qëndra që informonin turistët, që u bënin guida dhe ju ofronin paketa atyre.

Por kjo nuk u bë aspak sepse këta nuk dinë të bëjnë asgjë, madje nuk dinë të menaxhojnë as fondet. Territori në Tiranë është shumë i përshtatshëm për Turizëm duke filluar nga Dajti e në të gjithë Tiranën, por ata nuk bënë asgjë për mirëmbajtjen e tij.

Sot çdo fshatarë është qytetarë i Tiranës. Me ndarjen e re janë të gjithë qytetarë të Tiranës . Prandaj ne duhet të promovojmë Tiranën. Askush nuk e di që Tirana sot ka përreth 13 kala”, tha Veliaj.

Përgjigja ndaj qytetarit

Ndërkohë që Veliaj mbante fjalën e tij, një nga banorët ndërhyri dhe e ngacmoi për të shkuarën. Kandidati socialist, megjithatë, nuk nguroi t’i përgjigjej.

Ai tha se është ndryshe nga Basha dhe se bashkëbisedimet i bënë live dhe jo me kaseta të montuara.

“Unë prandaj jam ndryshe se i bëj takimet live që të vish edhe ti”, i tha Veliaj qytetarit.

“S’kam kompleks nga jeta ime, as nga varfëria me të cilën jam rritur, as nga familja dhe as nuk kam vrarë njeri. Nuk kam kompleks që kam shitur fiq në Pazarin e Ri dhe as që kam ikur në këmbë në emigracion. Se çdo shqiptar i ndershëm, në kushte të vështira ka shkuar në emigracion. Të tallesh me ta është pafytyrësi. Familja ime s’ka dalë në jetë duke shitur predha. S’ka lënë njeri jetim si familja e atij.

Koha e tyre ka mbaruar. Koha e atyre që e mbajnë familjen me bukë duke vrarë njerëz në Gërdec. U themi: Rrugë të mbarë, por Tirana do të shkojë në drejtimin e duhur”, tha Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat