Kush do ta zëvendësojë Erion Veliajn?

Shqipëria

Kush do ta zëvendësojë Erion Veliajn?

Më: 3 maj 2015 Në ora: 16:42

Pas largimit të Erion Veliaj nga posti i ministrit për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, kanë filluar të përfliten emrat e kandidatëve që do ta zëvendësojnë atë. Pritet që brenda kësaj jave të bëhet publik emri i ministrit apo ministres së re të Mirëqenies Sociale.

Janë tre emra brenda radhëve të grupit të Partisë Socialiste që pritet të zënë postin e MMRS. Kandidatura e mundshme është ajo e Olta Xhaçkës, e cila në seancën plenare të ditës së enjte është parë të ketë një komunikim të gjatë me zëvendëskryeministrin Niko Peleshi.

Xhaçka ka qenë tepër aktive në ditët e fundit, me daljet e shpeshta publike, ku akuzon kreun aktual të bashkisë, Lulzim Bashën për mosmbajtje të premtimeve.

Një tjetër emër është ai i deputetit Blendi Klosi, i cili ishte një kandidat i përfolur për Bashkinë e Tiranës. Nuk është përjashtuar as emri i zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Arbi Maznkiu, si një kandidat i mundshëm që mund të zëvendësojë Veliajn si ministër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat