Rekurs pafajësisë së Shpëtim Gjikës

Shqipëria

Rekurs pafajësisë së Shpëtim Gjikës

Më: 3 maj 2015 Në ora: 16:41

Prokuroria e Apelit i ka bërë rekurs pafajësisë së kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika dhe kërkon dënimin e tij. Në rekursin e depozituar në Gjykatën e Lartë, Prokuroria shprehet se, gjykata refuzoi në mënyrë të padrejtë provat e akuzës, gjatë 2 shkallëve të gjykimit, duke i dhënë pafajësi Gjikës.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, pafajësia e dhënë ndaj Gjikës është tërësisht e pabazuar me shkelje, si dhe me zbatim të gabuar të ligjit penal.
Shpëtim Gjika u akuzua një vit më parë për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe shpërdorim detyre, në bashkëpunim me vartësen e tij, Eleni Dardhën.

Prokuroria e Apelit shprehet se shtetasit Gjika dhe Dardhaj kanë konsumuar elementët e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve zyrtarë” dhe për këtë duhen shpallur fajtorë. Sipas hetimeve të Prokurorisë, Gjika kishte dhënë leje ndërtimi fiktive për një objekt në lagjen “Tre Racat” dhe për një pallat të ndërtuar tek porti në Vlorë.

Gjykata e Apelit rrëzoi një muaj më parë kërkesën e Prokurorisë për rikthim të dosjes Gjika për rigjykim me një tjetër trupë gjyqësorë, pasi Gjika u shpall i pafajshëm në Gjykatën Penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat