Qeveria kërkon sërish kredi nga Banka Botërore

Shqipëria

Qeveria kërkon sërish kredi nga Banka Botërore

Më: 3 maj 2015 Në ora: 14:34

Qeveria kërkon nga BB një kredi të re prej 45 mln usd për një project që lidhet me pronat.

Në një dokument të bërë publik nga banka theksohen gjashte objektiva që ka ky projekt. Menaxhimi i integruar i tokës, vjen si propozim i ri as pas mbylljes se nje tjeter projekt te ngjashem.

Më objektivat e saj qeveria rendit regjistrimin dixhital të pasurive të paluajtshme.

Objektivi i dytë është përmirësimi i infrastrukturës insittucionale. Mes objektivave të tjerë, synohet të lehtësoshen burokracite per shitblerje te pasurive.

Nje nga objektivat eshte edhe krijimi bazes per një taksim të ri.

Projekti i kaluar përfundoi në mes të vitit të 2014 dhe kishte filuar që në 2007.

Përmes ketij projekti u regjistrua 10 % e tokave, ndersa vete projekti vleresohet te kete paraqitur probleme ne zbatim. Per shkak te vonesave projekti shmangu disa nga objektivat, sic ishte edhe taskimi i ri i tokes./abc

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat