Çako prezanton kryeshefin e Tiranës

Shqipëria

Çako prezanton kryeshefin e Tiranës

Më: 28 prill 2015 Në ora: 20:57

Pas ndryshimeve në Policinë e Shtetit që erdhën pas dorëheqjes së Artan Didit, sot është prezantuar mbrëmjen drejtori i ri i Policisë së Qarkut të Tiranës, Ervin Hodaj. Ky i fundit vjen në këtë post pas lëvizjes së Ardian Çipës, si Drejtor i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.
Ervin Hodaj ka mbajtur më parë postin e Drejtorit të policisë së Qarkut Fier. Drejtori i Policisë së Shtetit ka vlerësuar punën , rezultatet e arritura ne goditjen e grupeve kriminale; integritetin dhe performancën e Ardian Çipës.

Çako ka vlerësuar punën e tij në drejtim të hapjes së policisë me komunitetin, dhe përmirësimin e shërbimit që policia ofron për komunitetin. Drejtori i Policisë së Shtetit e ka uruar për detyrën e re Hodaj dhe është ndalur në masat që duhen të merren për rritjen e parametrave të rendit e sigurisë publike e asaj rrugore, kapjen e personave në kërkim e të atyre që qarkullojnë me armë zjarrri.

"Intensifikim të luftës pa kompromis ndaj krimit të organizuar, korrupsionit e krimit në tërësi. Përmirësimin me tej të shërbimit që Policia ofron për komunitetitn, si dhe prioritare marrëdhëniet me komunitetin", theksoi Çako.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat