S’justifikon 1.5 mln USD, hetim për ish-kryedoganieren e Sarandës

Shqipëria

S’justifikon 1.5 mln USD, hetim për ish-kryedoganieren e Sarandës

Më: 28 prill 2015 Në ora: 18:47

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka kërkuar hetim për ish- kreun e degës doganore të Sarandës Lina Vaso.

Ajo akuzohet nga ky institucion se nuk ka justifikuar pasurinë prej 1.5 milionë dollarësh.

Përveç saj ILKDPKI ka kërkuar hetim edhe për 13 zyrtarë të tjerë.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, vendosi masa administrative dhe paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim për ndjekje penale për veprën penale të parashikuar nga neni 257/a/2 dhe neni 287 i Kodit Penal për subjektet e mëposhtëm:

– Aleks Neçaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;

– Tomorr Kullolli, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan;

– Lina Vaso, për funksionin Kryetare, Dega Doganore Sarandë;

– Alma Starova, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;

– Halit Xhafa, për funksionin Anëtar i Këshillit Mbikqyrës, Banka e Shqipërisë;

– Albert Mihaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Tiranë;

– Haxhi Ismaili, për funksionin Përmbarues, Zyra Përmbarimore, Tiranë;

– Afrim Çupi, për funksionin Specialist, Drejtoria Rajonale Tatimore, Dibër;

– Admir Behari, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier;

– Alfred Tusha, për funksionin Përgjegjës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;

– Dritan Manaj, për funksionin Drejtor, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes;

– Afrim Bakaj, për funksionin Drejtor i Përgjithshëm, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit;

– Kanan Shakaj, për funksionin Kryetar, Komuna Novoselë, Vlorë;

– Besnik Qira, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin;

“Në veçanti për subjektin Lina Vaso, e cila ka ushtruar funksionin e Kryetares së Degës Doganore Sarandë, pasuria e pajustifikuar me burime të ligjshme e së cilës shkon rreth 1.5 milion dollarë, i është kërkuar Prokurorisë të hetojë edhe për ekzistencën e veprave të tjera penale të lidhura me nenin 257/2 të Kodit Penal.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka njoftuar dhe institucionet eprore për marrjen e menjëhershme të masave disiplinore për subjektet në varësi të tyre”, shkruhet në njoftimin e këtij institucioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat