Doganierja nuk justifikon dot 1.5 mln $

Shqipëria

Doganierja nuk justifikon dot 1.5 mln $

Më: 28 prill 2015 Në ora: 17:17

nspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka kallëzuar penalisht në Prokurori 14 zyrtar për fshehje dhe mosdeklarim pasurie.

Në një njoftim të ILDKPKI-së thuhet se ajo “vendosi masa administrative dhe paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim për ndjekje penale për veprën penale të parashikuar nga neni 257/a/2 dhe neni 287 i Kodit Penal për subjektet e mëposhtëm:

- Aleks Neçaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;

- Tomorr Kullolli, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan;

- Lina Vaso, për funksionin Kryetare, Dega Doganore Sarandë;

- Alma Starova, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;

- Halit Xhafa, për funksionin Anëtar i Këshillit Mbikqyrës, Banka e Shqipërisë;

- Albert Mihaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Tiranë;

- Haxhi Ismaili, për funksionin Përmbarues, Zyra Përmbarimore, Tiranë;

- Afrim Çupi, për funksionin Specialist, Drejtoria Rajonale Tatimore, Dibër;

- Admir Behari, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier;

- Alfred Tusha, për funksionin Përgjegjës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;

- Dritan Manaj, për funksionin Drejtor, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes;

- Afrim Bakaj, për funksionin Drejtor i Përgjithshëm, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit;

- Kanan Shakaj, për funksionin Kryetar, Komuna Novoselë, Vlorë;

- Besnik Qira, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin;

Në veçanti për subjektin Lina Vaso, e cila ka ushtruar funksionin e Kryetares së Degës Doganore Sarandë, pasuria e pajustifikuar me burime të ligjshme e së cilës shkon rreth 1.5 milionë dollarë, i është kërkuar Prokurorisë të hetojë edhe për ekzistencën e veprave të tjera penale të lidhura me nenin 257/2 të Kodit Penal.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka njoftuar dhe institucionet eprore për marrjen e menjëhershme të masave disiplinore për subjektet në varësi të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat