‘Gërdeci’, Gjykata e Strasburgut: Shqipëria të dëmshpërblejë Mihal Delijorgjin

Shqipëria

‘Gërdeci’, Gjykata e Strasburgut: Shqipëria të dëmshpërblejë Mihal Delijorgjin

Më: 28 prill 2015 Në ora: 16:57

Gjykata e Strasburgut, ka vendosur që shteti shqiptar të dëmshpërblejë Mihal Delijorgjin me 15.600 euro pas ankimimit të tij për qëndrimin në mënyrë të paligjshme në paraburgim përtej afateve ligjore.

Delijorgji, i akuzuar nga drejtësia shqiptare si një nga përgjegjësit e shpërthimit në Gërdeci, ku humbën jetën 26 persona, në korrik të vitit 2010 kërkoi lirimin e tij.

Kështu, pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, ku Delijorgji ka kërkuar të drejtën e tij, qeveria shqiptare është e detyruar ta dëmshpërblejë me 15.600 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat