Anika Dokle: Ndjehem e përfaqësuar nga Ben Blushi

Shqipëria

Anika Dokle: Ndjehem e përfaqësuar nga Ben Blushi

Më: 28 prill 2015 Në ora: 16:13

Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika, është shprehur se ndjehet e përfaqësuar nga deklarata e Ben Blushit.

Përmes një statusi në FB Dokle ka thënë se Blushi është një zë i fuqishëm brenda të majtës dhe fjalët e tij janë politikat ato që PS braktisi prej dy vjetësh.

“E MAJTA behet me te majte!!

Ben Blushi ka nje vlere te madhe, ne kendveshtrimin tim.

Ai beri qe plot socialiste te thjeshte te ndihen te perfaqesuar(perfaqesim ky i munguar keto dy vjet). Dhe si nje ze i fuqishem brenda te majtes nuk duhet konsideruar si ai qe braktis shoket ne mes te betejes. Duhet konsideruar si zedhenes i atyre qe politika e te djathteve brenda PS braktisi prej dy vjetesh, sidomos njerezit e punes.

I gjithe ky debat do te tingellonte i natyrshem ne nje parti me demokraci te brendshme. Kjo duhet te ishte kohe per refleksion dhe jo diversion, te cilin natyrshem nuk mund ta bejne milioneret brenda te majtes. (E kenaqur, sepse ndihem e perfaqesuar!)”, shkruan Dokle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat