Eurostat: Shqipëria me paga minimale më të ulëta në Evropë

Shqipëria

Eurostat: Shqipëria me paga minimale më të ulëta në Evropë

Më: 28 prill 2015 Në ora: 10:49

Raporti i fundit i Eurostat, në studimin rreth pagave minimale të shteteve anëtare dhe kandidate për BE ka nxjerrë Shqipërinë në fund të listës, me 157 euro në muaj pagë minimale.

Eurostat ka nxjerrë shifrat për pagën minimale, për janar të vitit 2015, hulumtim ky mbi 22 nga Shtetet anëtare të BE-së (Danimarkë, Itali, Qipro, Austria, Finlanda dhe Suedia ishin përjashtime), por edhe një grup tjetër me vendet kandidatë për BE, sikurse vendi ynë.

Ky studim i pagave minimale në këto shtete, iu referua tre grupeve, ku tek i pari ishin paga nën 500 euro, tek i dyti 500-1000 euro dhe tek i treti mbi 1000 euro.

Ajo çfarë bie në sy është se vendi ynë kryeson listën, por atë të pagës më të ulët minimale nga të gjitha këto shtete.

Në raport shkruhej se pagat minimale mujore ndryshonin gjerësisht, nga një shtet tek një tjetër, më e ulëta 157 euro në Shqipëri, ndjekur nga 184 euro në Bullgari dhe deri 923 euro në Luksemburg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat