Gjykata e Lartë liron Doshin nga “arresti shtëpiak”

Shqipëria

Gjykata e Lartë liron Doshin nga “arresti shtëpiak”

Më: 28 prill 2015 Në ora: 10:38

(E plotësuar) Tom Doshi nuk do jetë më në arrest shtëpie.

Gjykata e Lartë ka vendosur të lirojë deputetin nga kjo masë dhe të vendosë për të vetëm “detyrim paraqitje”.

Tom Doshi do të paraqitet në prokurori çdo të hënë në orën 10:00.

Avokatët mbrojtës vlerësuan se janë të gjitha rrethanat që lejojnë revokimin e masës, sidomos konkluzionet e akt-ekspertimit, ndërsa e quajtën të vonuar moskomunikimin e ndonjë akuze nga prokuroria për klientin e tyre.

Ndërkohë në datën 21 prill Gjykata e Lartë shtyu vendimin pasi mungonin dy anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Deputeti socialist Tom Doshi ndodhej në “arrest shtëpie” që prej datës 29 mars.

Doshi kërkon lirinë, gjykata vendos sot

Gjykata e Lartë pritet të vendosë sot nëse do vazhdojë të mbajë në “arrest shtëpie” apo jo, deputetin Tom Doshi. Trupi gjykues pritet të japi sot vendimin në lidhje me animimin e bërë nga Doshi për ndryshimin e masës së sigurisë

Avokatët mbrojtës të Doshit kanë deklaruara se të gjitha rrethanat dhe konkluzionet e akt-ekspertimit janë në favor të klientit të tyre.

Deputeti i përjashtuar nga radhët e grupit parlamentar të PS-së, Tom Doshi ndodhet në “arrest shtëpie” që prej datës 29 mars. Seanca e sotme ishte parashikuar të mbahej më 21 prill, por u shty për shkak të mungesës së një prej pjesëtarëve të trupit gjykues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat