Të moshuarit në protestë, nuk kanë marrë pensionet

Shqipëria

Të moshuarit në protestë, nuk kanë marrë pensionet

Më: 28 prill 2015 Në ora: 09:49

Dhjetëra pensionistë nga disa fshatra të Tepelenës dhe nga qyteti kanë nisur mëngjesin e së martës një protestë për pensionet.

Të mbledhur në qendër të qytetit, të moshuarit janë ankuar se nuk kanë marrë pensionet dhe pretendojnë se ato janë vjedhur.

Ata kanë kërkuar të zbardhet mungesa e pensioneve për ta. Sipas “Top-Channel”, kryeplaku i fshatit Qendër, Aleks Gërbi ka akuzuar drejtorin e postës se nuk jep asnjë sqarim për këtë situatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat