Konferenca e integrimit europian në Tiranë

Shqipëria

Konferenca e integrimit europian në Tiranë

Më: 27 prill 2015 Në ora: 22:39

Ministria e jashtme e Shqipërisë në bashkëpunim me disa institute studimore organizuan sot konferencën ndërkombëtare mbi integrimin europian dhe bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor. Diplomatë shqiptarë dhe europianë folën mbi zgjerimin e BE-së dhe antarësimet e reja nga radhët e vendeve ballkanike.

Studiuesit pohuan se zvarritjet e këtyre antarësimeve ndihmojnë prirjet autoritare vendore, ndërkohë që ngjarjet në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme shtuan rrezikun e keqpërdorimit të këtij rajoni. Odeta Barbullushi zv. ministre e jashtme e Shqipërisë, thotë se kriza ekonomike, politike dhe ajo e sigurisë, me të cilat përballet sot BE, dëshmojnë se Ballkani mbetet një rajon kyç për garantimin e sigurisë së tij.
Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha në konferencë se integrimi europian i i vendeve të Ballkanit perëndimor është një çështje sigurie, që nga kontrolli i kufijve e deri te forcimi i ekonomisë.
Konferenca theksoi se zvarritjet në antarësimin e vendeve ballkanike mund të thellojnë dhe të zgjerojnë më tej ndarjet e vendeve të Ballkanit me ato të BE. Vonesat mund të shtojnë mosbesimin e qytetarëve tek projekti i BE-së dhe mund të rritë emigrimin, kriminalitetin dhe shkeljet ligjore. Ndërkohë mund të thellohet edhe hendeku i diferencave ekonomike midis vendeve ballkanike antare të BE-së dhe atyre që nuk kanë hyrë ende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat