“Pa bereqet” vizita e Ramës në Gjermani, nuk firmos marrëveshje

Shqipëria

“Pa bereqet” vizita e Ramës në Gjermani, nuk firmos marrëveshje

Më: 27 prill 2015 Në ora: 22:18

Vizita e kryeministrit Rama në Shtutgart kaloi pa shumë jehonë, ndonëse sipas njoftimit zyrtar preku çështje thelbësore të ekonomisë dhe zhvillimit si arsimi profesional, energjia dhe ambjenti që gjithsesi mbetën në kuadrin e diskutimeve. Zyrtarisht nuk u njoftua për firmosjen e ndonjë marrëveshje gjatë kësaj vizite, ndërsa në axhendën e publikuar të takimeve ishte vetëm biseda me kryeministrit të qeverisë së Baden Wurttemberg, Winfried Kretschmann, në landin e tretë më të madh në Gjermani. Gjatë vizitës në Shtutgart kryeministri shqiptar Kryeministri zhvilloi edhe një bashkëbisedim me investitorë të automobilistikes të landit të Baden Wurttemberg-ut, në Mercedes-Benz Museum, ndërsa hapi dhe një ekspozitë me 115 skica të tij në galerinë në artit modern Michael Schultz. Vetë kryeministri thotë në facebook se dy muzeume të artit në Gjermani shfaqën interesin për ta ekspozuar koleksionin në mjediset e tyre, duke shtuar se kjo ekspozitë është një kontribut modesisht pozitiv edhe për imazhin e Shqipërisë.

Vlen të theksohet se DW (Dojçe Vele) nuk e ka pasqyruar ende vizitën e fundit të kryeministrit Rama në Gjermani, që nga axhenda e bërë publike shton pikëpyetjet nëse për vetëm këto tri aktivitete kryeministri duhej të ndërmerrte një vizitë zyrtare në Shtutgart.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat