Fillon zgjerimi i plazhit të Vlorës

Shqipëria

Fillon zgjerimi i plazhit të Vlorës

Më: 27 prill 2015 Në ora: 21:12

Teksa sezoni turistik po afrohet, në plazhin e Vlorës ka nisur puna për sistemimin e rërës së hedhur, që do të shërbejë për zgjerimin dhe përmirësimin e plazhit, me një sipërfaqe prej 120 mijë metrash katrorë.

Projekti parashikon zgjerimin edhe me 60 metra të zonës së plazhit. Deri tani është arritur të depozitohet 70% e sasisë së rërës, që do të përdoret për të mbushur plazhin e Vlorës.

“Deri tani është arritur që të depozitohet rreth 70% e gjithë sasisë së rërës, që do të përdoret për të mbushur plazhin e Vlorës. Sot ndodhemi këtu edhe për një arsye tjetër, sepse duke parë edhe kushtet atmosferike dhe duke marrë në konsideratë kohën e mirë që na pret përpara, është momenti që ne të fillojmë me një aktivitet shumë të rëndësishëm, që është avancimi përpara i rërës duke u hedhur në det për të krijuar plazhet e reja”, tha Erik Qirjaqi, njësia e projekteve të Infrastrukturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat