Lubonja: Qeveria Rama, edhe më keq se ajo e Berishës

Shqipëria

Lubonja: Qeveria Rama, edhe më keq se ajo e Berishës

Më: 27 prill 2015 Në ora: 20:30

Analisti i njohur Fatos Lubonja ka lëshuar kritika të forta për qeverinë Rama.

Sipaso Lubonjës “Kjo Rilindje erdhi me gjoja premtimin e një terapie të re, por mënyra se si po sillet dhe po qeveris jo vetëm i ngjan si dy pika uji asaj të paraardhësve, për sa i përket ruajtjes së një sistemi të kapur nga krimi, të korruptuar, klientelar dhe jodemokratik, ku shumica e njerëzve punon për një grusht mashtruesish dhe abuzuesish me shtetin, por, në disa aspekte, duket se e ka thelluar këtë prirje”.

Lubonja ka qenë në një vijë mendimin me Ben Blushin, duke thënë se mungesa e shpresës i ka shkaktuar një funeral me karvan të gjatë vendit, me njerëz që largohen në formë eksodi nga keqqeverisja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat