Ndryshimet e kërkuara nga PD për Kodin Zgjedhor, ja projektligji

Shqipëria

Ndryshimet e kërkuara nga PD për Kodin Zgjedhor, ja projektligji

Më: 27 prill 2015 Në ora: 19:53

Projektligji i ardhur nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike mbi disa ndryshime tranzitore në Kodin Zgjedhor që synon ndalimin e regjistrimit të kandidatëve me të shkuar kriminale në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
Në Kodin Zgjedhor parashikohet të shtohet një nen i cili thotë:
Për zgjedhjen e pushtetit vendor te vitit 2015 nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen persona të cilët kanë rekorde kriminale , të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për: kryerjen e një krimi të rëndë parashikuar në kodin penal dhe ata per te cilet gjykata ka dhene nje vendim deri ne 2 vite burg.
Por në draft parashikohet që nuk do të jenë pjesë e kandidimit edhe ata persona që kanë kryer me dashje një krim, por që kjo vepër nuk përfshihet te krimet e renda.
Nga e drejta e kandidimit përjashtohen edhe ata individë te cilët janë nën hetim për një vepër penale dhe ndodhen në arrest me burg, ose arrest shtëpie.
Në këtë pikë mund të themi se drafti përjashton automatikisht dy deputetët qe aktualisht janë në arrest shtëpie dhe burgu, Tom Doshin dhe Mark Frroku.
"Për zgjedhjen e pushtetit vendor 2015 nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen edhe personat për të cilën është vendosur masa e sigurimit personal “arrest “ me burg ose arrest shtëpie dhe /ose janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, brenda apo jashtë territorit të Shqipërisë."-shkruhet në draft.
Po ashtu amendamenti parashikon te ndaloje edhe personat të cilët janë në listën shumëemërore dhe që përfitojnë nga vakanca e krijuar në Kuvend për shkak të kandidimit për kryetarë njësish vendorë të deputetëve të tjerë.
Ky projektligj pritet të merret në shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat