Kosova: Nëse kam mundësi të bëj 10 gjëra, 5 do t’i bëj se s’bën

Shqipëria

Kosova: Nëse kam mundësi të bëj 10 gjëra, 5 do t’i bëj se s’bën

Më: 27 prill 2015 Në ora: 19:29

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, organizoi një bisedim me banorët e Pezës ditën e sotme. Në këtë takim, kandidati i PD-së deklaroi se nëse do të kishte mundësi të bënte 10 gjera, ai do të bënte 5 prej tyre.

“Në qoftë se do të kem mundësi të bëj 10 gjëra, ta dini që 5 do deklaroj. Ato të pesta do i bëj se s’bën”, u shpreh Kosova. Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës theksoi se transparenca dhe mbajtja e kontaktit me qytetarin do të jenë si gur themeli në aktivitetin e tij.

“Puna e parë është transparenca. Unë dua të bëj një sistem transparence ku çdo njeri, çdo qytetar i kësaj zone të madhe që po bëhet gati 1/3 e Shqipërisë, ta dijë se ku po shkojnë lekët e veta. Ku shkojnë taksat. U grumbulluan kaq lekë. Me këto lekë do të bëhet kjo, do të bëhet kjo , do të bëhet kjo. Dy gjëra kam si qëllim unë. Ekspertët padyshim që i kam në një krahë por qytetari dhe fshatari që është direkt, nuk e zgjidhën këtu problemin, komunikim direkt. Ky do jetë një nga prioritetet e mia, si të lidhet me qytetarin. Të gjithë bashkërisht do bëjmë diçka për të ecur në rrugën e duhur”, tha Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat