Ambasadori suedez: Shqiptarët, zero mundësi për azil

Shqipëria

Ambasadori suedez: Shqiptarët, zero mundësi për azil

Më: 27 prill 2015 Në ora: 19:09

Ambasadori i Suedisë, Patrick Swvensson iu bëri thirrje qytetarëve të Kukësit që të mos emigrojnë, pasi shanset për të fituar azilin janë zero.

Swvensson theksoi se Shqipëria nuk është vend në konflikt lufte, dhe se kërkesat për azil pranohen vetëm nga ata të cilët ndiqen apo persekutohen për shkak të konflikteve të luftës..

“Autoritetet shtetërore suedeze janë të shqetësuara për këtë fluks të azilkërkuesve jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga vendet e luftës. Kërkesat për azil pranohen vetëm për ata persona që ndiqen, persekutohen për shkak të konflikteve të luftës, prandaj për shqiptaret nuk është e nevojshme që të kërkojnë azil pasi Shqipëria nuk është në luftë. Qytetarët para se të marrin këtë risk për tu larguar duke harxhuar para dhe pasuritë e tyre duhet të mendojnë me parë”, deklaroi Patrick Swvensson.

Ambasadori kërkoi nga qeveria, që të mbrojë qytetarët e vet dhe t’i informojë lidhur me rrezikun e rikthimit të regjimit të vizave.

“Qeveria duhet të informojë shtetasit e tyre për regjimin e vizave, të mos abuzohet me këtë pasi është shumë e rëndësishme zbatimi korrekt i regjimit të vizave”, theksoi ambasadori suedez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat