Koalicioni i majtë pa dy parti, KQZ heq PDK-në e Frrokut

Shqipëria

Koalicioni i majtë pa dy parti, KQZ heq PDK-në e Frrokut

Më: 27 prill 2015 Në ora: 18:19

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot zyrtarisht dy koalicionet e mëdha politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 21 qershorit.

Partia Socialiste do të udhëheqë koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, i cili do të përbëhet nga 37 parti.

Në të vërtetë, pak ditë më parë në KQZ kishte mbërritur një listë me 39 parti nga ky koalicion, por në mbledhjen e sotme u vendos që “Lëvizja Punëtore” dhe Toleranca e Re” të mos regjistrohen për shkak se nuk plotësojnë kriteret.

Pjesë e koalicionit të majtë nuk do të jetë as Partia Kristian Demokrate e Mark Frrokut. Sa i përket Partisë Demokratike, ajo do të drejtojnë koalicionin e djathtë “Aleanca Popullore për Dinjitet” me 15 parti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat