Shqipëria drejt tkurrjes dhe plakjes (Video)

Shqipëria

Shqipëria drejt tkurrjes dhe plakjes (Video)

Më: 27 prill 2015 Në ora: 17:43

Shqiperia nuk po arrin dot te riprodhoje veten. Qe kjo te ndodhe nje grua duhet te linde me shume se dy femije, gje qe kohet e fundit nuk e has shpesh ne familjet shqiptare. Sipas te dhenave nga Instituti i Statistikave, nese numri i vdekjeve ka nje stanjacion nder vite prej 20 mije personash ai i lindjeve ka rene me 32 %.
Arsyet nuk jane bere objekt studimi i ndonje ankete te mirefillte, por sipas Insitutit te Statistikave mosha e marteses eshte rritur dhe shume femra e shtyjne ne kohe lindjen e femijes se pare.
Nje pjese e konsiderueshme e popullisise aktive vijon te emigroje e ta krijoje familjen jashte vendit.
Arsye keto te cilat kane ndikuar edhe ne rritjen e moshes mesatare nga 30.3 vjeç qe ishte rreth 10 vjet me pare ne 35.8 aktualisht, te nje popullsie ku jetegjatesia mestare llogaritet te jete 76 vjeç per meshkukt dhe 80.3 vjet per femrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat