Tonelata mbetje digjen në terren të hapur në Porto Romano

Shqipëria

Tonelata mbetje digjen në terren të hapur në Porto Romano

Më: 27 prill 2015 Në ora: 16:28

Tonelata mbetjesh po digjen ne terren te hapur ne Porto Romano. Kjo ka shkaktuar probleme ne shendentin e banoreve te Durresit.
Po rrezikohet shendeti i banoreve te qytetit bregdetar.
20 hektarë toke eshte kthyer ndër zonat më të ndotura. Gjendja është alarmante. Në mungesë të një impianti, plehrat digjen ne terren te hapur duke cliruar në ajer dioksit karboni.
Cdo vit ketu shkarkohen afro 165 mijë ton mbetje. Edhe kafshet shtepiake ushqehen me to.
Për t’i dhënë fund depozitimit te mbetjeve në nje territor te tille bashkia flet per një projekt te ri. Ato urbane dhe inertet të qytetit më të madh në vend pas Tiranës do të groposen ne zonen e Manzes, aty ku pritet te ndertohet nje landfill. Por mungesa e fondeve ka afruar rrezikun per jeten e 15 mije banoreve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat