Kandidatë me të kaluar kriminale, Peleshi: Do verifikohen

Shqipëria

Kandidatë me të kaluar kriminale, Peleshi: Do verifikohen

Më: 27 prill 2015 Në ora: 14:41

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi reagoi lidhur me deklaratën e ambasadorit amerikan, Donald Lu, se disa prej kandidatëve të zgjedhjeve lokale mund të kenë të kaluar kriminale.

Peleshi u shpreh për mediat pas mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste, duke thënë se deklaratat e ambasadorit Lu do të shihen me rigorozitet.

Në të njëjtën kohë, ministri i Drejtësisë siguroi se do të verifikohet pastërtia e kandidatëve, që do garojnë në zgjedhjet e 21 qershorit.

“Do shohim me rigorozitet deklaratën e Ambasadës së SHBA-së. Ka proces për të verifikuar pastërtinë e kandidatit. Kemi treguar shqetësim për integritetin e kandidatëve”, tha Peleshi.

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, deklaroi ditën e sotme se janë identifikuar disa emra politikanësh me histori të mundshme kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat