Hahn: BE dëshiron një Ballkan të fortë

Shqipëria

Hahn: BE dëshiron një Ballkan të fortë

Më: 27 prill 2015 Në ora: 13:32

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hajn, ka deklaruar se është në interes të BE-së që Ballkani Perëndimor të fuqizohet ekonomikisht dhe politikisht.

Këtë deklaratë, Hahn e ka bërë përmes një vidoemesazhi me rastin e një konference që është zhvilluar sot te Ministria e Jashtme shqiptare. “Është në interesin tonë që Ballkani Perëndimor të fuqizohet. Ne e mbështesim procesin e zhvillimit të Europës Juglindore”, tha Hahn.

Ai shtoi më tej se qëndrimi konstruktiv që kanë mbajtur vendet e rajonit është një angazhim tepër pozitiv për zhvillimet dhe proceset integruese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat